1
Zgjedh klasën
Përcakto nivelin e fëmijës dhe sistemin e përshtat automatikisht.
Matematikë, alfabet shqip, gjuhë angleze dhe shkencë për parashkollor dhe klasat 1-5. Ushtrime interaktive që e bëjnë fëmijën të ndjehet i përfshirë dhe ta sheh progresin hap pas hapi.
Pa kartë, pa pagesë. Ushtrimet më poshtë i provon pa llogari.
Duke u ngarkuar ushtrimi…
Demo automatike. Për ta provuar vetë, shko te ushtrimet.
Provo pa llogari
Ushtrimet janë të njëjta si në aplikacion: gjuha shqipe, matematikë, shkencë dhe anglisht. Fëmija i zgjidh direkt këtu, pa u regjistruar.
Nivelet janë orientuese: zgjidhni sipas asaj që fëmija di tashmë. Tre raunde për çdo demo. Në aplikacion çdo modul ka më shumë raunde, zë dhe progres që ruhet.
Duke u ngarkuar ushtrimi…
Lëndët dhe klasat
Numra, veprime, probleme logjike dhe ushtrime interaktive.
Shiko lëndënLexim, shkrim, fjalor dhe gramatikë për çdo nivel.
Shiko lëndënFjalë të reja, shqiptim dhe ushtrime praktike të gjuhës.
Shiko lëndënBota natyrore, eksperimente të thjeshta dhe kuriozitet.
Shiko lëndën1
Përcakto nivelin e fëmijës dhe sistemin e përshtat automatikisht.
2
Pyetje të shkurtra, të qarta dhe të përsëritshme për memorie afatgjatë.
3
Shiko XP, serinë ditore dhe temat që kërkojnë më shumë praktikë.
Hyni në llogarinë me të cilën mëson fëmija dhe hapni Ballinën. Aty shihni mësimin e radhës, kurset e përfunduara sipas lëndës dhe aktivitetin e javës.
Progresi lidhet me llogarinë që përdoret për mësim. Shikojeni së bashku me fëmijën; kjo pamje nuk është raport i veçantë për prindër ose për gjithë klasën.
Hyr për të parë BallinënMatematikë · Klasa 1
2 nga 8 kurse të përfunduara
Mësimi i radhës
Mbledhja deri në 10
Aktiviteti i javës dhe pikët XP shfaqen në Ballinë.
Fëmijët mësojnë më shpejt kur ndihen të përfshirë. Çdo ushtrim ka ritëm të qartë, pyetje të kuptueshme dhe përgjigje menjëherë, që fëmija të kuptojë gabimin, të përforcojë atë që di dhe të krijojë një rutinë pa stres.
Platforma ndjek kurrikulën shkollore shqiptare. Nxënësi kalon nga tema në temë me progres të dukshëm, dhe prindërit e mësuesit shohin ku duhet përforcuar. Mësojmë mbetet falas për familjet.
Lexo si funksionon ose eksploro të gjitha lëndët.
Shikoni progresin, temat e forta dhe çfarë duhet praktikuar më shumë.
Mëso më shumëMbështetje për klasën me materiale të strukturuara dhe ushtrime të qarta.
Mëso më shumëPo, është plotësisht falas. E kemi bërë kështu që çdo familje të ketë qasje, dhe plani është ta mbajmë kështu edhe në të ardhmen.
Po. Mësojmë hapet në shfletuesin e telefonit, tabletës ose kompjuterit, pa shkarkim. Aplikacionet native për iPhone dhe Android nuk janë ende në dyqan.
Është menduar për fëmijë nga parashkollor deri në klasën e pestë. Gradualisht po shtojmë edhe klasa më të larta, deri në të dymbëdhjetën, plus tema jashtë shkollës.
Po. Gjithçka është shkruar në shqip dhe e rregulluar sipas moshës së fëmijës shqiptar.
Na dërgoni një email te info@mesojme.com. Lexojmë çdo mesazh dhe e përdorim për ta bërë platformën më të mirë.
Zgjidh klasën e duhur dhe lëndën Matematikë, pastaj lëre fëmijën 10-15 minuta në ditë. Ushtrimet e ndajnë problemin në hapa të vegjël dhe i tregojnë menjëherë nëse ka gabuar. Pas seancës, pyete si e mendoi zgjidhjen, jo thjesht a e di përgjigjen.
Ka ushtrime për mbledhjen dhe zbritjen deri në 5, format bazë, paraja dhe probleme të thjeshta me fjalë. Provo një ushtrim pa llogari ose shiko programin për klasën e parë.
Fëmija njeh shkronjat, lidh tingujt me figura dhe lexon fjalët e para me ushtrime interaktive. Kalon hap pas hapi nga shkronjat te fjalët e thjeshta, me përsëritje që e ndihmojnë ta mbajë mend. Shiko lëndën Gjuha Shqipe dhe provo ushtrimet e alfabetit.
Po. Ka aktivitete të shkurtra për shkronja, numra, ngjyra dhe gjëra të tjera që i mbajnë vëmendjen. Sesionet zgjasin rreth 10-15 minuta, pa presion. Shiko programin për parashkollor.
Katër lëndë kryesore: Matematikë, Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze dhe Shkencë. Secila ka module sipas klasës, nga parashkollori deri në klasën e pestë. Shiko lëndët për përmbledhje ose klasat për planin sipas nivelit.
10-20 minuta në ditë janë më mirë se një seancë e gjatë një herë në javë. Ritmi i shkurtër e ndihmon ta mbajë mend dhe e mban të motivuar. Nëse do më shumë, lejo një sesion tjetër, por ndalo kur lodhet.
E kemi rregulluar sipas niveleve të arsimit fillor në Shqipëri dhe Kosovë. Çdo modul përputhet me temat e shkollës, me ushtrime që i japin fëmijës shtesë në shtëpi. Zgjidh klasën për të parë temat dhe shembujt e ushtrimeve.
Krijo një llogari falas dhe fëmija vazhdon aty ku e la demoja: me progres të ruajtur, zë dhe ushtrime për çdo klasë.
Mësojmë është falas dhe do të mbetet falas për çdo familje shqiptare. Ndërtimi i moduleve, mirëmbajtja e serverëve dhe përmbajtja e re kanë kosto. Nëse platforma ju ndihmon, çdo kontribut, sado i vogël, na ndihmon ta zhvillojmë më tej.
Mbështetja është vullnetare, asnjë veçori nuk mbyllet pas pagesës.